Organizatorët
Projekti është dizajnuar dhe inicuar në vjeshtë të vitit 2005 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS, dhe prej atëherë është implementuar në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile KCSF.
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) është një organizatë jo-qeveritare lokale, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të fondacioneve të përkrahura nga filantropisti Gjorgj Soros.
KFOS e sheh rolin e tij në mobilizimin dhe përkrahjen e Kosovarëve drejt zhvillimit të një shoqërie të hapur. Ka për qëllim të formësojë politikat publike për promovim të qeverisjes demokratike, progresit drejt integrimeve në BE, të drejtat e njeriut me theks të veçantë në të drejtat dhe integrimin e pakicave, si dhe ndërtimin e shoqërise civile të qëndrueshme të aftë për hulumtime, analiza dhe avokim të mirëfilltë.
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF është organizatë e pavarur, jo-fitimprurëse e fokusuar në përkrahjen e iniciativave civile lokale që çojnë në një lëvizje e fuqishme të shoqërisë civile që do të promovojë një kulturë demokratike dhe do të jetë përgjegjëse për nevojat socio-ekonomike të Kosovës. Perspektiva e integrimit europian të Kosovës i ka sjellë KCSF-së një fokus të fuqishëm në çështjet e lidhura në kornizën e BE-së për Ballkanin Perendimor dhe Kosovën në veçanti.
Swiss Agency for Development and Cooperation SDC