Për ne
Çka është Shkolla?
Shkolla Kosovare për Integrime Evropiane është një institucion
mirë i themeluar i cili ofron një program unik të shkollimit për
karakteristikat ideore, historike, politike dhe ekonomike të BE-së,
kornizës legjislative të BE-së, politikat dhe proceset e politikave në
BE, Evropën si një lojtar global dhe të ardhmen e rajonit dhe Kosovës
për Integrime Evropiane.
Qëllimi
Qëllimi i përgjithshëm i Shkollës Kosovare për Integrime Evropiane
(SHKIE) është që të përgatis shoqërinë Kosovare ti kuptoj sfidat e
Integrimit Evropian. Qëllimi kryesor i shkollës është që të ngritë
nivelin e njohurisë dhe vetëdijes ndër popullatë në çështjet Evropiane
dhe të promovoj vlerat Evropiane përgjatë shoqërisë. Qëllimi kyç i
SHKIE është që të sjell së bashku liderët e afirmuar dhe të rinj në
Kosovë që të mësojnë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe
rrjedhimisht të transferojnë njohurinë e fituar në ambientin e tyre
punues.
Objektivat
Me qëllim të përgatitjes së Kosovës për procesin e Integrimit
Evropian dhe ti sigurohen shoqërisë së saj mjetet e nevojshme për të
kuptuar dhe për të marrë pjesë aktivisht në këtë proces, Shkolla
Kosovare për Integrime Evropiane është themeluar për të përmbushur
këto objektiva:
- Promovimi i ideve dhe vlerave mbi të cilat BE-ja është e bazuar përreth shoqërisë Kosovare;
- Ofrimi i arsimit të cilësisë së lartë dhe mirë të organizuar për liderët e komunitetit të afirmuar dhe të rinj, duke përfshirë zyrtarët qeveritarë, zyrtarët e OJQ-ve, ndërmarrësit dhe të tjerët duke iu mundësuar që të kontribuojnë në proces;
- Krijimi i rrjetit të liderëve energjik dhe të përgatitur që të ndihmojnë Kosovën për ti përmbushur sfidat e Integrimit Evropian;
- Lehtësimi i dialogut brenda komunitetit Kosovar se si më së miri të adresohen nevojat e vendit në lidhje me Integrimin Evropian dhe të rritet shkalla e aktiviteteve përreth procesit të Integrimit Evropian;
- Inicimi i dialogut ndër-kufitar me vendet e rajonit (duke përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë) rreth çështjeve rajonale dhe mundësive për bashkëpunim rajonal në përpjekjet drejt integrimit Evropian;
- Themelimi i rrjetit të pjesëmarrësve të diplomuar ish nxënës nga Shkolla Kosovare për Integrime Evropiane të cilët janë të aftë dhe të interesuar të punojnë në çështjet rreth Integrimit Evropian përmes aktiviteteve që do të pasojnë.
Çka ka të veçantë Shkolla?
Ligjërata të Hapura. Përpos ligjëratave të rregullta nga
programi mësimor, shkolla organizon Ligjërata të Hapura. Për këto
ligjërata përpos pjesëmarrësve të rregullt një audiencë e gjerë ftohet
për pjesëmarrje. Ideja prapa kësaj është që sillen vendim marrës dhe
politikë bërës kyç nga Kosova dhe më gjerë për të prezantuar një pozitë
faktike dhe realiste të situatës kryesisht në temat që lidhen me
agjendën Evropiane (për më tepër).
Konferenca Rajonale. Duke ndodhur në formë të një konference
rajonale, programi i shkollës është i pasuruar me një punëtori duke u
përqendruar në gjendjen e Evropës Juglindore në procesin e Integrimit
Evropian. Qëllimi i konferencës dy ditore është që të siguroj
pjesëmarrësit me kuptim më të mirë të procesit të zgjerimit të
Bashkimit Evropian dhe përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në
procesin e Integrimit Evropian. (për më tepër).
Seminari / Vizita Studimore në Shqipëri. Nga fundi i programit
shkolla organizon një seminar tre ditor mbi hartimin e politikave
publike duke e pasuruar me një vizitë studimore në Shqipëri e cila
përqendrohet veçanërisht në zbatimin e mësimeve të mara. Vizita
studimore në Ministrinë e Integrimit Evropian, në Parlament dhe OJQ-të
me ndikim është rast i veçantë i mësimit për pjesëmarrësit. Përvoja e
Shqipërisë në IE jep material të pasur për tu konsideruar dhe përdorur
në punën e pjesëmarrësve. (për më tepër)
Çka pas Shkollës?
Pjesëmarrësit pritet që tu kthehen ambienteve tyre të punës dhe të
jetës dhe të ndajnë përvojën dhe njohuritë me kolegët e tyre.
Organizatorët shumë fuqimisht përkrahin ish nxënësit që të sjellin në
vendet e tyre të punës dimensionin evropian. Idetë dhe iniciativat
relevante përkrahen dhe donatorët konsultohen për aktivitete pasuese,
përkrahja dhe konsultimi u ofrohet projekteve konkrete.
Swiss Agency for Development and Cooperation SDC