Aplikimi
Shkolla për Integrime Europiane do të vazhdojë me gjeneratën e 11-të të saj, duke filluar prej muajit Shtator 2010. Konkursi për regjistrimin e aplikantëve për këtë gjeneratë hapet më 19 Gusht 2010 dhe zgjat deri më 3 Shtator 2010. Në datën e hapjes së konkursit, të gjitha materialet e nevojshme për aplikim do të postohen në këtë link.
Dokumentet e domosdoshme për aplikim përfshijnë:
- Formulari për aplikim (mund të merret në lokalet e KCSF-së, rr. Fazli Grajqevci 4/a, Prishtinë ose të merret nga faqja e internetit www.shkollaeuropiane.org pas datës 19 Gusht 2010)
- Rezyme profesionale CV (shqip, serbisht ose anglisht)
- Letër motivimi për pjesëmarrje (shqip, sërbisht ose anglisht)
- Letër rekomandimi nga punëdhënësi (shqip, serbisht ose anglisht)
Ky konkurs do të jetë i hapur për të interesuarit e të gjitha komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë e që i plotësojnë kushtet e dhëna në konkurs. Përparësi në përzgjedhje do të kenë kandidatët të cilët dëshmojnë se pjesëmarrja do të avancojë pozitën e tyre dhe do ti kontribuoj organizatës në të cilën punojnë. Ky projekt financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe për pjesëmarrësit e përzgjedhur programi ofrohet falas.
Ligjeratat e para të gjeneratës së 11-të do të mbahen më 25-26 Shtator 2010, ndërsa ato të fundit 19-20 Dhjetor 2010.
Dorëzimi i aplikacioneve, sikurse edhe ligjeratat e rregullta të Shkollës për Integrime Europiane do të mbahen në zyret e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në rrugën Fazli Grajqevci 4/a në Prishtinë.
Për informata më të hollësishme për programin e Shkollës për Integrime Europiane, ju lutem shikoni përmbajtjen e faqes së internetit www.shkollaeuropiane.org
Swiss Agency for Development and Cooperation SDC