Donatorët

Fillimisht projekti është financuar vetëm nga KFOS, derisa suksesi i gjeneratave të para është vërejtur shumë shpejt edhe nga donator të tjerë. Si rezultat, gjenerata e dytë dhe e tretë janë përkrahur nga Balkan Trust for Democracy dhe Programi Lindje – Lindje I rrjetir Soros me një kontribut të madhë. Që nga shkurti I vitit 2007, edhe Bashkimi Europian përmes programit EAR/CARDS I është bashkangjitur listës së donatorëve duke kontribuar në zbatiminn e gjeneratës së 4-të dhe të 5-të të kësaj shkolle.

Më vonë Ministria e punëvë të Jashtme e Gjermanisë përmes fondeve për paktin e stabilitetit, Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe së fundmi edhe Fondi Europian për Balkanin (EFB) kanë kontribuar në zbatimin e projektit si donator.

Sidoqoftë, shuma më e madhë e financimit vjen nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS.

Kosovo Foundation for Open Society – KFOS

East-East Partnership Beyond Borders


European Agency for Reconstruction (EAR)

Balkan Trust for Democracy (BTD)

The Balkans Trust for Democracy

European Fund for the Balkans

 

Info të shkurta

Gjenerata e ardhshme do të jetë e 11-ta me radhë dhe do të fillojë në muajin Shtator 2010. Konkursi për këtë gjeneratë është hapur më 19 Gusht 2010 (hap linkun e konkursit) dhe zgjatë deri më 3 Shtator 2010.

Gjatë një viti kalendarik Shkolla për Integrime Europiane realizon dy gjenerata. Gjenerata e pranverës fillon në Shkurt dhe mbaron në Maj, derisa gjenerata e vjeshtës fillon në Shtator dhe mbaron në Dhjetor.

Konkursi për gjeneratën e pranverës zakonisht shpallet në mes të muajit Janarit derisa konkursi për gjeneratën e vjeshtës zakonisht shpallet në fund të muajit Gusht.

Ligjëratat mbahen në Prishtinë, çdo të Martë dhe të Enjte me orar 17.30 – 19.30

Adresa e re e Shkollës për Integrime Europiane është në rrugën “Fazli Grajçevci” 4/A në Prishtinë.

Shkarko Hartën e zyreve të KCSF-së