Është bërë përzgjedhja e pjesëmarrësve për Modulin 2017.

Është bërë përzgjedhja e pjesëmarrësve për Modulin, tetor-dhjetor 2017. Lista e pjesëmarrësve.

Prej kohës kur u shpall thirrja për aplikim në Modulin Bazik të Shkollës, pati një interesim të vecantë. Mes dhjetëra aplikuesve komisioni përzgjodhi kanditatët të cilët plotësonin kriteret përkatëse, ku kujdes të vecantë në përzgjedhje iu kushtua përfshirjes të të gjitha segmenteve të shoqërisë.
Në vijim të procedurave për regjistrim kandidatët e përzgjedhur janë të lutur që nga data 9 tetor 2017, prej orës 12:00, të paraqiten pranë zyrave të KCSF (adresa: Fazli Greiqevci 55, 10000, Prishtinë) për:

- Nënshkrimin e  marrëveshjes për pjesëmarrje. Kjo është nje marrëveshje që lidhet mes kandidatëve të përzgjedhur dhe Shkollës për Integrim Europian.

- Dorëzimin e  kopjes origjinale të konfirmim për lirim nga puna (kliko për ta shkarkuar) dokument i cili duhet plotësuar, vulosur dhe nënshkruar nga punëdhënësi. Ky dokument tregon që organizata/instiucioni ështe dakort me vijueshmërinë e kandidatit në të gjitha punëtoritë e Modulit Bazik. Plotësimi i këtij dokumenti është i detyrueshëm për regjistrim, dhe  kopja origjinale duhet dorëzuar brenda afatit.

- Dorëzimin e 1 fotografie e cila do ti bashkangjitet dosjes të secilit kandidat.

Shënim: Për cdo komunikim apo informacion më të detajuar ju lutem na shkruani në info@shkollaeuropiane.org ose na telefononi në  038 248 636 dhe 038 248 643 çdo ditë pune nga ora 09:00 - 12:00 dhe 13:00 - 16:00.
 

Info të shkurta

Thirrje për Aplikim në Shkollën për Integrim Europian

Shkolla për Integrim Europian shpall fazën e aplikimeve për pjesëmarrje në edicionin e 23 të saj, i cili do të mbahet gjatë periudhës tetor-dhjetor 2017. Përmes 4 punëtorive nga ligjërues me ekspertizë të lartë në çështjet e integrimit europian, kandidatët e përzgjedhur do të marrin dije thelbësore dhe funksionale.

Çfarë është Shkolla për Integrim Europian?

Shkolla për Integrim Europian (www.shkollaeuropiane.org) është një projekt i nisur në vitin 2005 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF. Shkolla ofron një program të veçantë të ngritjes së njohurive mbi historikun, institucionet, kornizën ligjore, politikat kyçe në BE, si dhe perspektivën e integrimit europian të rajonit, me fokus në marrëdhëniet Kosovë-BE. Qëllimi kryesor i Shkollës është përgatitja e kuadrove rreth sfidave të integrimit europian.

Arritjet e Shkollës
Deri më sot, 1080 pjesëmarrës janë diplomuar nga Shkolla për Integrim Europian përmes programit të saj të larmishëm dhe dinamik. Gjatë këtyre viteve, pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm si administrata publike, shoqëria civile, mediat, bizneset, organizatat e ndryshme profesionale dhe zyrat ndërkombëtare në Kosovë, janë aftësuar që njohuritë e fituara t’i transferojnë dhe përdorin në punën e tyre.

Programi
Shkolla do të ofrojë modulin me 4 punëtori për një grup prej 20 të përzgjedhurve në temat:

1.    Institucionet dhe vendimmarrja në Bashkimin Europian, 16-17 tetor 2017
2.    Korniza ligjore e Bashkimit Europian: acquis communautaire, 25-26 tetor 2017
3.    Politikat kyçe të Bashkimit Europian, 8-9 nëntor 2017
4.    Kosova dhe Bashkimi Europian, 30 nëntor 2017


Të gjitha punëtoritë do të mbahen në Prishtinë dhe përgjatë gjithë ditës. Pas përfundimit të 4 punëtorive, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit vlerësues dhe kandidatët e suksesshëm do të pajisen me certifikatë.

Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë dhe që janë në marrëdhënie pune. Përparësi në përzgjedhje do të kenë kandidatët të cilët dëshmojnë se pjesëmarrja do t’i ndihmojë me njohuri institucionit apo organizatës në të cilën ata punojnë. Pjesëmarrësit do të njoftohen paraprakisht për ndryshime eventuale në datat e mbajtjes së punëtorive.

Aplikacioni plotësohet online dhe duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e mëposhtme:

1)    Formulari për aplikim i plotësuar online (webfaqja www.shkollaeuropiane.org);
2)    Rezyme profesionale – CV;
3)    Letër motivimi për pjesëmarrje (ju lutem specifikoni përvojat tuaja të mëparshme lidhur me temën, arsyet për t’ju bashkuar Shkollës si dhe mënyrat se si pjesëmarrja do të kontribuonte në zhvillimin tuaj të mëtejshëm);
4)    Letër rekomandimi e dedikuar për këtë shkollë (nënshkruar dhe e vulosur nga punëdhënësi).


 Afati i fundit për aplikim është 29 shtator 2017, ora 12:00
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes email-it. Informata më të hollësishme mund të gjeni në webfaqen e Shkollës www.shkollaeuropiane.org ose çdo ditë pune prej orës 10:00-12:00 në tel. 038 248 - 636 ose përmes email adresës info@shkollaeuropiane.org.                                                                              
 
Shënim: Pjesëmarrja në këtë Shkollë ofrohet pa pagesë dhe kandidatët e suksesshëm pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.


Përkrahur nga: