Shkolla për Integrim Europian – punëtoria e dytë

Një nga çështjet më komplekse të funksionimit dhe vendimmarrjes së BE-së u trajtua në Shkollën për Integrim Europian. Punëtoria e Dytë shtjelloi kornizën legjislative të Bashkimit Europian, duke përkthyer disa prej parimeve dhe procedurave më të ndërlikuara në njohuri konkrete për 23 pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe institucionet e Kosovës.

 

Info të shkurta

REGJISTROHUNI TANI!

 

TRAJNIM NJË DITOR - BE NË 1 DITË

 
Datë: 12 qershor 2018
Ora: 09:00 - 16:00
Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Lam A, H1, Kat.12, nr. 65-1, Lakrishtë, Prishtinë


Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Shkollës për Integrim Europian, angazhohet të promovoj përmirësimin e njohurive dhe të ngrisë vetëdijen publike rreth funksionimit të Bashkimit Europian (BE) dhe procesit të integrimit europian të Kosovës.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që përgjatë një dite t’ju ofrojë informata të përgjithshme për BE-në, që do të shërbejnë si orientim për ngritje të mëtutjeshme të kapaciteteve në këtë fushë, për të krijuar një ide më të qartë për BE-në tek pjesëmarrësit dhe rifreskim të njohurive bazike mbi BE-në dhe institucionet e saj.

Përgjatë trajnimit me temë ‘’BE në 1 ditë’’ do të elaborohen çështje si: historiku i BE-së, integrimi europian dhe procesi i zgjerimit, institucionet e BE-së dhe vendimmarrja, strukturat e integrimit europian në Kosovë dhe roli i tyre, dhe politika e BE-së në raport me Kosovën.
 
Kush mund të marrë pjesë?
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e integrimit europian.
 
Regjistrimi
Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje.

Të interesuarit duhet të regjistrohen on-line në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/BE_ne_1dite
 
Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË për të gjithë pjesëmarrësit.
 
Çertifikimi
Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes ku dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të Shkollës për Integrim Europian, të cilët rregullisht informohen rreth aktiviteteve të ndryshme dhe mundësive për avancim të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Ligjëruese
Znj. Jehona Lushaku, njohëse e integrimeve europiane. Ka mbaruar studimet master për Integrime Europiane dhe aktualisht të doktoratës në Universitetin e Hanoverit, në Gjermani. Ligjëron në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
 
Afati i fundit për regjistrim është 31 maj 2018.