Njoftim

Pas pranimit të mbi 700 aplikacioneve për pjesëmarrje në trajnimin ‘BE në 1 ditë’, ju informojmë se do të organizohen dy sesione të këtij trajnimi për të akomoduar një numër sa më të madh të të interesuarve.

Trajnimet do të mbahen me 12 dhe 13 qershor dhe aplikuesit që kanë fituar të drejtën për të vijuar trajnimin në këto data janë kontaktuar me anë të emailit për detajet e mëtejshme për pjesëmarrje.

Aplikuesit të cilët nuk janë përzgjedhur për këto dy sesione, do të akomodohen në edicionet e radhës dhe do të njoftohen përmes emailit.
 

Info të shkurta

REGJISTROHUNI TANI!

 

TRAJNIM NJË DITOR - BE NË 1 DITË

 
Datë: 12 qershor 2018
Ora: 09:00 - 16:00
Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Lam A, H1, Kat.12, nr. 65-1, Lakrishtë, Prishtinë


Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Shkollës për Integrim Europian, angazhohet të promovoj përmirësimin e njohurive dhe të ngrisë vetëdijen publike rreth funksionimit të Bashkimit Europian (BE) dhe procesit të integrimit europian të Kosovës.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që përgjatë një dite t’ju ofrojë informata të përgjithshme për BE-në, që do të shërbejnë si orientim për ngritje të mëtutjeshme të kapaciteteve në këtë fushë, për të krijuar një ide më të qartë për BE-në tek pjesëmarrësit dhe rifreskim të njohurive bazike mbi BE-në dhe institucionet e saj.

Përgjatë trajnimit me temë ‘’BE në 1 ditë’’ do të elaborohen çështje si: historiku i BE-së, integrimi europian dhe procesi i zgjerimit, institucionet e BE-së dhe vendimmarrja, strukturat e integrimit europian në Kosovë dhe roli i tyre, dhe politika e BE-së në raport me Kosovën.
 
Kush mund të marrë pjesë?
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e integrimit europian.
 
Regjistrimi
Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje.

Të interesuarit duhet të regjistrohen on-line në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/BE_ne_1dite
 
Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË për të gjithë pjesëmarrësit.
 
Çertifikimi
Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes ku dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të Shkollës për Integrim Europian, të cilët rregullisht informohen rreth aktiviteteve të ndryshme dhe mundësive për avancim të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Ligjëruese
Znj. Jehona Lushaku, njohëse e integrimeve europiane. Ka mbaruar studimet master për Integrime Europiane dhe aktualisht të doktoratës në Universitetin e Hanoverit, në Gjermani. Ligjëron në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
 
Afati i fundit për regjistrim është 31 maj 2018.