FTESË NGA SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN - Ligjëratë e Hapur nga z. Augustin Palokaj
“Raportet e Kosovës me BE-në në rrethanat e reja: Fati i liberalizimit të vizave dhe i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”
Datë: 29 nëntor 2017 | Ora: 11:00 | Vendi: Salla e Konferencave "ORION" – përballë “Kino ABC”
Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje. Për t’u regjistruar, ju lutemi që informatat e kërkuara në tabelën më poshtë t’i dërgoni te [email protected].
Emri dhe Mbiemri |
Organizata |
Pozita |
|
Çfarë pritet për liberalizimin e vizave për Kosovën? Cilat janë sfidat me të cilat po përballet sot Bashkimi Europian? Si ndikojnë ato në dialogun Kosovë-Serbi dhe më tej, në situatën e ngarkuar në Ballkan? Si ndikon situata në BE posaçërisht për rastin e Kosovës, sa i takon liberalizimit të vizave dhe procesit të integrimit?
Këto dhe pyetje të tjera me rëndësi do të trajtohen në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejtë në ligjëratën e hapur mbi sfidat nëpër të cilat po kalon liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimit europian të Kosovës.
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ofron këtë mundësi për informim të thelluar ndaj këtyre çështjeve të ndjeshme përmes Shkollës për Integrim Europian.
Ndër pika të tjera me peshë aktuale do të diskutohen:
• Ndikimi i Brexit dhe i sfidave të tjera në BE, dhe në angazhimin e saj në Ballkan
• Qasja dhe vullneti real në BE për heqjen e vizave ndaj Kosovës
• Ngërçi në zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
• Sfidat në zbatimin e MSA-së dhe çfarë pritet pas saj
Për shkak të vendeve të kufizuara, të interesuarit inkurajohen fuqimisht që të regjistrohen sa më parë për pjesëmarrje.
Mbi ligjëruesin:
Agustin Palokaj është korrespondent nga Brukseli për “Koha Ditore” dhe “Jutarnji list”.
Ai punon si korrespondent politik në Bruksel që nga viti 1998. Në analizat dhe shkrimet e tij, ai kryesisht merret me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë të BE-së, çështjet e zgjerimit dhe lidhjet në mes të BE-së dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor. Palokaj ka një përvojë të gjerë në një sërë mediash kosovare, rajonale dhe ndërkombëtare. Që nga viti 2005 ai është ligjërues i rregullt në Shkollën për Integrim Europian.
Vërejtje: Përfaqësuesit e mediave dhe gazetarët inkurajohen të marrin pjesë në këtë ligjëratë. Megjithatë, ky aktivitet nuk është i hapur për mbulesë mediale.