Programi mësimor

Ligjëruesit e Shkollës për Integrime Europiane janë profesorë të afirmuar dhe të famshëm përbrenda Universiteteve përkatëse dhe ekspert të jashtëzakonshëm nga Institucionet vendore, rajonale dhe Evropiane. Një numër i konsiderueshëm i ligjëruesve vjen nga vendet anëtare të BE-së dhe nga vendet kandidate dhe potenciale për kandidate të BE-së. Ju do të keni mundësi të mësoni nga përvoja rajonale pasi profesorët dhe ekspertët e Integrimit Evropian ftohen që të shkëmbejnë përvojën dhe njohuritë e vendeve të tyre dhe të informojnë rreth sfidave, kërkesave specifike dhe strategjive të përdoruara në procesin e integrimit. Një grumbull i ekspertëve dhe profesionistëve të cilët punojnë në Kosovë për organizata të ndryshme përdoret për të ligjëruar në aspekte të ndryshme të integrimit Evropian dhe të politikave. Ekspertët që punojnë dhe të cilët janë në zemër të procesit në marrëdhëniet Kosovë – BE ftohen për të prezantuar strukturat, mekanizmat dhe sfidat përpara Kosovës në procesin e IE.

Nëse regjistroheni ju do të jeni ndër pjesëmarrësit fatlumë që të përfitoni njohuri nga ligjërues dhe profesionistë që vijnë nga “Kolegji i Evropës” në Brugge, Instituti e Universiteti Evropian – Firence, Universiteti i Leuvenit-Belgjikë, Iniciativa për Stabilitet Evropian, Instituti për Studime Strategjike në Ljublanë, Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, Këshilli i BE-së, Pakti i Stabilitetit për EJL, Parlamenti Kroat, Universiteti i Tiranës dhe shumë të tjerë.

Në fund të shkollës pritet që të keni përfituar një njohuri gjithëpërfshirëse të Bashkimit Evropian: Zhvillimin Historik, Kornizën Ligjore të Bashkimit Evropian, Politikat dhe Proceset në BE, Rolin dhe fuqinë e BE-së arenën ndërkombëtare dhe Perspektivën e Kosovës për Integrim Evropian.

Në përputhje me semestrin akademik përgjatë sesioneve të pranverës dhe vjeshtës pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të ndjekin temat në vijim:


I. Bashkimi Evropian: Zhvillimi Historik, Institucionet dhe proceci vendimmarës në BE

II. Korniza Legjislative e Bashkimit Evropian
   
III. Politikat e përbashkëta dhe Proceset Politike në Bashkimin Evropian

IV.    BE-ja si lojtar Global

V.    Kosova dhe BE-ja


 

Info të shkurta

Gjenerata e ardhshme do të jetë e 11-ta me radhë dhe do të fillojë në muajin Shtator 2010. Konkursi për këtë gjeneratë është hapur më 19 Gusht 2010 (hap linkun e konkursit) dhe zgjatë deri më 3 Shtator 2010.

Gjatë një viti kalendarik Shkolla për Integrime Europiane realizon dy gjenerata. Gjenerata e pranverës fillon në Shkurt dhe mbaron në Maj, derisa gjenerata e vjeshtës fillon në Shtator dhe mbaron në Dhjetor.

Konkursi për gjeneratën e pranverës zakonisht shpallet në mes të muajit Janarit derisa konkursi për gjeneratën e vjeshtës zakonisht shpallet në fund të muajit Gusht.

Ligjëratat mbahen në Prishtinë, çdo të Martë dhe të Enjte me orar 17.30 – 19.30

Adresa e re e Shkollës për Integrime Europiane është në rrugën “Fazli Grajçevci” 4/A në Prishtinë.

Shkarko Hartën e zyreve të KCSF-së